Aksioni i policisë nëpër autosallone, dyshohet për vetura të vjedhura

Një operacion i gjerë i Policisë së Kosovës është zhvilluar në Ferizaj.

Cak i këtij operacioni kanë qenë autosallonet në këtë pjesë.

Sipas raportimeve, Policia nëpërë ato lokacione ku i ka kryer bastisjet dyshon për vetura të vjedhura.

Megjithëse një informacion i tillë nuk është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Agim Gashi.

“Operacioni është në vazhdim e sipër, pas përfundimit do të dalim me një raport për detaje”, ka thënë Gashi.

Detaje të tjera rreth këtij operacioni, ose për persona të arrestuar ende nuk dihen.