Aksioni i opozitës, Basha takon Kryemadhin në selinë blu

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi një takim në selinë e PD-së me kryedemokratin Lulzim Basha.

Takimi vjen në vazhdën e diskutimit të aksionit të opozitës në ditët e fundit dhe protestat e ardhshme.

Është diskutuar gjithashtu në lidhje me protestën thuajse një mujore të banorëve të Astirit dhe se çfarë pozicioni do të vijojë të mbajë opozita. Gjithashtu është diksutuar dhe mbi strategjinë e opozitës në lidhje me raportin me parlamentin.

Pas vizitës së Kryemadhit më tutje në selinë blu është shfaqur kryetari i republikanëve Fatmir Mediu, i vetmi anëtar i minorancës i cili i ka kërkuar Lulzim Bashës futjen e opozitës në parlament.