Aksioni i KEDS-it kundër keqpërdoruesve: Si po e vjedhin rrymën qytetarët

Gjatë aksionit të KEDS-it, është identifikuar një biznes që kishte vjedhur energjinë elektrike në Gllamnik të Podujevës. Dy raste tjera të dyshimta në Komoran të Drenasit.

Po bëhen gati për ta kryer një aksion.

Departamenti për Kontrollin e Humbjes në Kompaninë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka mobilizuar ekipet për t’i identifikuar personat që vjedhin energjinë elektrike.

Për t’i shmangur incidentet, në hapësirat e objektit të KEDS-it zbarkuan edhe forcat e Njësisë Speciale.

Destinacioni i tyre i parë ishte fshati Gllamnik i Podujevës.

Punëtorët e KEDS-it bashkë me forcat policore u nisën drejt njehsorit në objektin e një biznesi.