Aksioni i Gjykatës Speciale në OVL-UÇK, Kryetari Hysni Gucati – pritet të dërgohet në Hagë

Kryetari i OVL-UCK’së Hysni Gucati është duke u prangosur brenda zyrave të organizatës së Veteraneve në Prishtinë, nga pjesëtarë të policisë së EULEX’it me urdhër-arrest të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

I njëjti pritet të dërgohet sot për në Hagë, derisa, momentalisht ndodhet ende brenda zyrave të veteranëve.

Kjo ishte edhe arsyeja e kryerjes së bastisjes së sotme të EULEX’it.