Koalicioni Demokrat në Hungari, sot në ndërtesën e Kuvendit në Budapest, ka ndërmarrë një aksion simbolik, duke vendosur një parullë me fotografinë e Gruevskit, ku shkruhet “Gruevski emigranti VIP i Orbanit”, transmeton Ballkani.info.
Kabineti i Orbanit, ditë më parë kishte konfirmuar që kanë pranuar kërkesën zyrtare për azil nga ana e ish-kryeministrit maqedonas, i cili për t’i ikur arrestimit dhe mbajtjes së burgut, kishte lëshuar Maqedoninë fshehurazi, në rrugë të dyshimta.
Gjithashtu, muaj më parë, Gruevski i kishte boshatisur edhe xhirollogaritë e tij bankare nga frika që i konfiskohen nga autoritetet maqedonase. /Ballkani.info/
