Aksion i shpejt i policisë në ‘Princesha Palace’, mbi 100 persona po argëtoheshin me muzikë ‘live’, gjobitën të gjithë

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion mbrëmjen e së shtunës, ku në një nga lokalet e natës në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, po zhvillohej aheng me qindra persona.

Në lokalin ku mbahen ndeja me muzikë live, “Princesha Palace” sonte janë mbledhur qindra persona për t’u argëtuar me muzikë tallava.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se përveç pronarit të lokalit janë shqiptuar gjoba edhe për pjesëmarrësit e tjerë që besohet se janë mbi 100 persona.

“Në kontekstin e kësaj policia dhe inspektorët kompetent, kanë pasë informatë për organizim në lokalin që ju keni apostrofuar, dhe që nga ora 20:00 pas vëzhgimit dhe verifikimit të informatës ndodhen në atë lokacion ku përveç pronarit janë duke shqiptuar edhe gjoba për pjesëmarrësit e tjerë që besohet të jenë mbi 100 persona.