Të shtunën në orët e hershme të mëngjesit, rreth orëë 1:45 në Rrugën e Kombit është ndaluar një veturë e dyshuar e tipit Shkoda me targa 01-146-OI pronë e kompanisë “Taksi Ekspres” të cilën e drejtonte vozitësi me incialet F .K i lindur me daten 11/08/1967 në fshatin Miradi, komuna e Fushë Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar Kolonel Nexhmi Krasniqi.
“Më të ndaluar vetura janë vërejtur edhe (5) emigrantë të paligjshëm. Në vend e ngjarjes kanë dalë njësitët e Emigracionit pranë Drejtorisë Rajonale të Kufirit Perëndim – Gjakovë dhe në konsultim me Prokurorin Kujdestar, personit të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit 48 orshë, ndërsa e emigrantët e paligjshëm janë dërguar në Qëndren e Azilit në Magurë”, ka thënë Krasniqi.
Vlen të cekët se janë kryer të gjitha masat ligjore dhe se të gjithë emigrantët janë nga Siria. /Ballkani.info/







