Policia e Kosovës ka zhvilluar sot aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Në këtë aksion janë arrestuar katër zyrtarë të të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, në mesin e tyre edhe ushtruesi i detyrës, Agim Nuha.

Policia e Kosovës po raportohet është duke kryer aksione edhe në komunën Lipjanit.

Reporteri.net ka kontaktuar me kreun e Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili ka thënë se në komunën që udhëheq nuk është duke u zhvilluar asnjë aksion nga policia.

“Jo në komunë, në administratën e komunës nuk është duke ndodhur asnjë aksion i policisë, në shtëpia private nuk e di”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka konfirmuar për Ballkani.info se sot po kryen disa aksione në disa rajone të vendit, pa treguar saktësisht në cilat.