Policia e Kosovës

Aksion i policisë në tri qytete, krejt çfarë u gjet e u konfiskua

Policia e Kosovës ka zhvilluar  një aksion në Prishtinë, Suharekë e Malishevë për armëmbajtje pa leje.

Gjatë këtij aksioni në polici janë shoqëruar pesë persona, si dhe është bëtë kontrollimi i shtëpive dhe objekteve përcjellëse te tyre.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar tri revole të modeleve të ndryshme, një pushkë gjuetie, katër karikatorë, 41 fishekë të kalibrave të ndryshme si dhe 12 gëzhoja 9×19 mm.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe  rasti procedohet në procedurë të rregullt.

“Prishtinë, Suharekë, Malishevë  02.10.2024-NN. Lidhur me rastin, njësia për hetimin e krimit të organizuar, me urdhëresë të Gjykatës, kanë shoqëruar në stacionin policor pesë të dyshuar meshkuj kosovarë si dhe kanë bërë kontrollimin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse të dyshuarve në disa lokacione, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar tri revole të modeleve të ndryshme, një pushkë gjuetie, katër karikatorë, 41 fishekë të kalibrave të ndryshme si dhe 12 gëzhoja 9×19 mm. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe  rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.