Flet Veton Elshani

Aksion i Policisë dhe Doganës | Në Zubin Potok kapet sasi e madhe e alkoolit dhe cigareve

Policia dhe Dogana e Kosovës sot në Zubin Potok kanë kontrolluar një objekt të shitjes, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani tha se gjatë kontrollit të objektit është sekuestruar një sasi e caktuar e mallit pa origjinë, shkruan Ballkani.info.

“Dogana me ndihmën tonë ka bërë kontroll në një objekt të shitjes. Me atë rast është konfiskuar një sasi e caktuar e pijeve alkoolike dhe cigareve për të cilat pronari nuk ka pasur dokumentacionin e duhur”, tha Elshani. /Ballkani.info/