Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë ka arrestuar tre persona, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Falsifikim i Parasë”.

Sipas njoftimit të policisë të arrestuarit janë personat me inicialet H.SH, L.Q. DHE H.L.

Tutje sipas policisë personat e dyshuar në bashkëkryerje, me datë 20.10.2021 në Komunën e Malishevës, kanë lëshuar në qarkullim dollarë amerikan të falsifikuar në një këmbimore.

“Hetuesit e NJRHKEK – Gjakovë pas një mori veprimesh hetimore dhe operative në koordinim të ngushtë me prokurorin kompetent dhe me NJRHKEK –në, në Prizren, ka arritur të siguroj identitetin e të dyshuarve, lokacionet e banimit të dyshuarve dhe dëshmi të mjaftueshme se: të dyshuarit H.SH (1987), L.Q. (2003) dhe H.L. kanë vënë në qarkullim dollarë amerikan të falsifikuar dhe me këto veprime kanë krijuar dyshimin e arsyeshëm se kanë kryer veprën penale “Falsifikim i Parasë” nga neni 296 i KRPK-së”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.