Aksidentohet reperi ‘Majk’

Një aksident ka ndodhur para pak minutave në lagjen “Bregu i Diellit”.

Një qytetar ka dërguar fotografi të aksidentit, në të cilat shihet se e përfshirë është edhe vetura e këngëtarit të muzikës rep, Kastriot Rexha, i njohur për publikun si “Majk”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe policia.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe komandantin e Trafikut të Rajonit të Prishtinës, Milaim Fejzullahu, i cili ka treguar se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura ndërsa shtoi se një person ka kërkuar ndihme mjekësore.

“Po, një aksident ka ndodhur tek udhëkryqi në Breg të Diellit. Shkak i aksidentit ka qenë mosrespektimi i shenjave të trafikut. Të përfshirë në aksident kanë qenë dy vetura. Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore ndërsa dëmet nuk janë të mëdha”, tha Fejzullahu për KALLXO.xom.