Gjakovë

Aksidentohet rëndë biçiklisti

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 16:00 është raportuar një aksident mes një veture dhe një çiklisti.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mësohet se drejtuesi i biçikletës ka marrë lëndime të rënda trupore, me ç’rast është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës për tretman mjeksor, transmeton Ballkani.info.

Raporti i plotë i Policisë:

Raportohet aksident trafiku në mes një motoçiklete dhe një biçiklisti, me drejtues meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit viktima (drejtuesi i biçikletës) ka pësuar lëndim të rëndë trupor (frakturë në këmbë) dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal –Gjakovë. Me vendimin e prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Ballkani.info/