Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën Korçë-Maliq.

Nga një veturë në lëvizje është aksidentuar polici i qarkullimit rrugor E.Ç, nga shtetasi Xh.A i cili drejtonte veturën e tipit “Benz”.

Ky i fundit është dërguar në stacion policor ku edhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, ndërsa punonjësi i policisë është dërguar për ndihmë mjekësore në Spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndërkaq po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.