Policia e Kosovës

Aksidentohet për vdekje motoçiklisti në Viti

Një burrë ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti me motoçikletë.

Sipas policisë, i njëjti e ka humbur kontrollin mbi motoçikletë dhe e ka goditur një veturë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

“Viti  26.06.2024-03:10. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke e drejtuar motoçikletën e tij, dyshohet se duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin mbi motoçikletën dhe godet një veturë dhe përfundon jashtë rrugës. I njëjti pëson lëndim të rënda dhe dërgohet për trajtim mjekësor ku mjeku kujdestar konstaton vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.