Aksidentohet një 15-vjeçar në Korçë që po voziste makinën

Një 15-vjeçar në Korçë po drejtonte makinën dhe ka humbur kontrollin e saj, duke dalë kështu nga rruga.

Për pasojë është lënduar një 13-vjeçar i cili ishte pasagjer në mjetin e drejtuar nga 15-vjeçari, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

“Filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 15-vjeçar, banues në Korçë, pasi në rrugën “Korçë-Mborje”, pranë degëzimit për në Malin e Moravës, ky shtetas duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar një 13-vjeçar, pasagjer në mjet, i cili ndodhet për mjekim në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.