Aksidentohet makina me mësues, vdes 48-vjeçarja

Një automjet që transportonte çdo mëngjes mësues për në shkollën e fshatit Arrëz në Devoll të Korçës, u aksidentua, dhe fatkeqësisht ndërroi jetë një grua, mësuese.

Luiza D. 48 vjeçe nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra në aksident, duke gjetur vdekjen.

Në automjet ndodheshin 5 mësues, të cilët si çdo mëngjes, po ndërrmerrnin rrugën për të shkuar në punë, në shkollën e fshatit Arrëz ku ata japin mësim.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit të ndodhur, por paraprakisht nga vendngjarja raportohet se makina “Range Rover” është përplasur me një pemë dhe më tej ka dalë nga rruga. Mësohet se makina drejtohej nga një mësues.

Ndërkaq policia ka nisur hetimet.