Aksidentohet i riu që ngiste veturën 200 km/h në Rrugën B (VIDEO)

Mbrëmë u raportua për një vozitje të çmendur nga një i ri në rrugën B të kryeqytetit.

Në videon që kishte publikuar vet i riu në rrjetet sociale, shpejtësia me të cilën voziste Dorant Bucolli ishte 200 kilometra në orë, e që kufizimi i shpejtësisë aty është 40 km/h.

Kjo video ngjalli shumë reagime në rrjetet sociale, duke kërkuar nga policia ndalimin e tij të menjëhershëm, pasi që vetëm pak muaj më parë në atë zonë u shtypën për vdekje dy vajza, shkruan Ballkani.info.

Por duket se kjo shpejtësi i shkaktoj telashe të njëjtit.

Raportohet se “Schumacheri” i Prishtinës mbrëmë ka pësuar aksident në Rrugën B.