Aksidentohet Dua Lipa!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa së fundmi ka bërë aksident me veturën e saj.

Ishte babai i saj, Dukagjin Lipa ai i cili përmes një postimi në Twitter ka shkruar fjalët që Dua ia ka thënë atij.

“Babi, sapo e aksidentova veturën”, ka shkruar Lipa në Twitter ku krahas fjalëve ka vendosur edhe ikona duke qeshur.

Duket se nuk është asgjë serioze dhe se 23-vjeçarja nuk ka pësuar ndonjë lëndim.

Kujtojmë se këngëtarja nga Prishtina, po shijon famën e saj me koncertet e shumta që po i mbanë anë e mbanë botës.

Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të babait të këngëtares.