Aksidentohen dy vetura te ‘Santea’ në Prishtinë, bllokohet komunikacioni (FOTO)

Dy vetura janë aksidentuar në udhëkryqin tek ‘Santea’ në Prishtinë.

Një lexues i Ballkani.info, ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes duke thënë se aksidenti nuk ka qenë i rëndë, por që ka shkaktuar kolona të mëdha trafiku.

Sipas tij, Policia nuk ka arritur ende në vendin e ngjarjes dhe kjo ka shkaktuar bllokimin e rrugës për qarkullim.

Ende nuk dihen detajet e aksidentit…/Ballkani.info