Aksidentohen dy vetura te “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë (FOTO)

Një aksident trafiku ka ndodhur disa minuta më parë tek “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura të tipit “Skoda” dhe “Opel”, transmeton Ballkani.info.

Sipas dëshmitarëve, nuk bëhet fjalë për aksident të rëndë dhe të aksidentuarit kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Në fotot e dërguara nga një lexues i Ballkani.info, shihet se në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Policia e Kosovës. /Ballkani.info