Aksidentohen dy vetura në hyrje të Prishtinës (FOTO)

Dy vetura janë aksidentuar disa minuta më parë tek rrethrrotullimi që lidh Prishtinën me autostradën për në Mitrovicë.

Dëshmitarët kanë thënë për Ballkani.info se të aksidentuarit kanë marrë lëndime të lehta trupore, ndërsa dëmet kanë qenë kryesisht materiale.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe njesitet e Policisë së Kosovës. /Ballkani.info