Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, më saktësisht në fshatin Bardhosh.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe Policia e Kosovës, shkruan Ballkani.info.

Sipas dëshmitarëve, personat e aksidentuar kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Në fotot e dërguara nga një lexues i Ballkani.info, shihen veturat e aksidentuara dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës. /Ballkani.info