Aksidenti tragjik në Shqipëri, 18 vjeçarja humb betejën, vdes në spitalin e Tiranës

Ka ndërruar jetë në spitalin e Tiranës 18 vjeçarja Shqiponja Xhafa, disa orë pas aksidentit tragjik që ndodhi në Gjirokastër, ku mbetën të plagosur 9 persona.

Aksidenti ndodhi këtë të enjte në mëngjes, ku një makinë është përplasur me një furgon. Si pasojë e imapaktit çifti i të rinjve që ndodhej në makinë u lëndua rëndë. Pavarësisht se ato u dërguan me urgjencë përmes helikopterit në Tiranë, jeta e 18 vjeçares u këput në mes për shkak të plagëve dhe traumave të mëdha të pësuara nga aksidenti.

Ndërkohë i fejuari i saj Sokol Brahimi, qëndron ende në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Në kahun tjetër në furgon 7 të plagosurit e tjerë kanë qenë pasagjerë në furgon.

Policia ende nuk ka dalë në një konkluzion përfundimtar mbi shkaktarin e aksidentit të rëndë që ndodhi mëngjesin e kësaj të hëne.