Aksidenti tragjik në SHBA, “e fejuara dhe fëmija kanë vdekur”, shqiptari shpërthen në lot në sallën e gjyqit kur mëson lajmin

Pak ditë më parë një aksident i rëndë i ndodhur në New York i mori jetën një 23-vjeçarje shqiptare e cila ishte në muajin e 7 të shtatzënisë.

I fejuari i saj i cili e drejtonte makinën në gjendje të dehur shqiptari Adem Nikeziq ka dalë dje para gjykatës në SHBA ku është njohur dhe me lajmin tragjik.

Teksa drejtonte mjetin e tij në gjendje të dehur 30-vjeçari u përplas me bordurat anësore të rrugës, ku për pasojë Adriana Sylmetaj, në muajin e 7 të shtatzënisë ndërroi jetë bashkë me foshnjën në bark. I riu i cili u dërgua me një karrocë me rrota në spital mësoi në sallën e gjyqit se e fejuara kishte ndërruar jetë. Ngjarja tragjike ndodhi në Staten Island në SHBA.

Ka qenë avokati i tij, i cili ia ka komunikuar lajmin e kobshëm pak para seancës gjyqësore.

30-vjeçari shpërtheu në lot në mënyrë të pakontrolluar në sallë. “Askush nuk i tha atij se e fejuara dhe foshnja e tij kishin vdekur,” tha avokati i Nikeziqit, Mark Fonte, për The Post jashtë gjykatës. “Ai e mori vesh disa minuta më parë, pak para se të dilte në sallën e gjyqit. Kur i thashë, ai u shpërtheu duke qarë”, pohoi avokati.