Tre persona rreth të njëzetave të tyre kanë mbetur të vdekur mbrëmë pas një aksidenti me makinë, te Liqeni i Badocit, në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Kryetari i Kuvendit të Gjilanit, Kushtrim Kadriu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për vonesat në përfundimin e autostradës Gjilan-Prishtinë, ndërsa bëri të ditur se hasi në aksident duke udhëtuar për në Prushtinë
“Rruga Gjilan- Prishtinë është shndërruar në rrugën më të rrezikshme në Kosovë, derisa autostrada Gjilan- Prishtinë është shndërruar në një serial që nuk po përfundon.” – tha ai ndër të tjera.
“Është mirë që ju pushtetarë që nuk po arrini të kryeni projektet si Ura e Badovcit dhe Autostrada Gjilan- Prishtinë, të uleni dhe shkruani letrat e dorëheqjes suaj.” – tha ai.
Postimi i plotë:







