Aksidenti në ‘Rrugën e Kombit’, humb jetën tragjikisht fëmija 3 vjeç, makina u përfshi nga flakët

Rëndohet bilanci i aksidentit në Rrugën e Kombit ku u përplasën tre automjete. 

SYRI mëson se ka humbur jetën një fëimijë vetëm 3 vjeç. 

Një prej automjeteve është përfshirë nga flakët pas përplasjes, ku i lënduar mbeti edhe vogëlushi 3-vjeçar. 

I mituri humbi jetën disa minuta pas ngjarjes. 

Të tjera detaje tragjike dalin në dritë në lidhje me aksidentin e frikshëm sot në aksin Milot-Rrubik, ku janë përfshirë 3 makina.

A ishte ulur në pjesën e pasme të pasagjerit.

Gjithashtu raportohet edhe për një person të plagosur rëndë.