Aksidenti në Kroaci

​Aksidenti në Kroaci: Tre të vdekur e 12 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Karlovc – Rjekë të Kroacisë.

Sipas mediave, një furgon dhe një makinë janë përplasur duke shkaktuar vdekjen e tre personave dhe duke plagosur 13 të tjerë.

Viktimat janë një çift që ndodhej në makinë, ndërsa fëmija i çiftit ka pësuar lëndime të lehta.

Bëhet e ditur se ka ndërruar jetë gjithashtu edhe shoferi i furgonit, ndërsa 11 personat që ndodheshin në furgon janë jashtë rrezikut për jetën. /Euronews

VIDEO BONUS: Studentët kërkojnë nga MASHT-i kushte më të mira dhe shujta ditore