Aksidenti me 5 viktima në Shqipëri / Flet 25-vjeçarja që e nxorrën të gjallë nga furgoni

Greta Dabërdini, 25-vjeçarja që i mbijetoi aksidentit me 5 viktima në Qafë-Muzinë, ka dhënë dëshminë e saj nga spitali i Gjirokastrës.

Mësohet se 25-vjeçarja ka qenë e ulur në vendin e parë në furgon.

Pas aksidentit, ajo thotë se kanë qenë qytetarët që e kanë nxjerrë nga mjeti ku kishte pësuar dëmtime të lehta.

Më herët ka folur e motra e 25-vjeçares. Në një prononcim për mediat, ajo bëri me dije se kishte komunikuar me Greta Daberdinin dhe ishte jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti i rëndë u regjistrua në orën 15:30 në aksin Gjirokastër-Sarandë pranë zonës së njohur si Qafë-Muzina.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i furgonit shtetasi Bardhi Proda, pasagjerët Fiqiri Korçari., 77 vjeç, banues në Tiranë, Dritë Korçari 72 vjeçe, banuese në Tiranë, Tetiana Fediaieva, 48 vjeçe, banuese në Ukrainë dhe Olesandr Fediaieva, 53 vjeç, banues në Ukrainë.

Gjithashtu kanë mbetur të dëmtuara shtetaset Greta Daberdini, 25 vjeçe, banuese në Tiranë(pasagjere në mjetin tip furgon), Rexhina Çelhaka.(drejtuese Land Rover), Ana Koskovila, 23 vjeçe dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe, banuese në Itali(pasagjere në Land Rover).