Aksidenti i para 5 viteve, familjet Gashi dhe Asllanaj i shtrijnë dorën e pajtimit njëra-tjetrës

Sot në xhamin e Bubavecit familja e Mehmet Gashit nga Qabiqi i Klinës e ka falur gjakun e vajzës Agnesa Gashi.

Gjaku iu ka falur familjes Sabri Asllanaj nga Sharbani i Prishtinës, pasi në një aksident ia kishin marr jetën para 5 viteve studentes Agnesa Gashi.

Me pajtimin e këtyre familjeve është marrë Këshilli i Lëvizjes Kombëtarë për pajtimin e gjaqeve, i përberë nga Mulla Xhevat Kryeziu prof Mehmet Rrukiqi prof Januz Mazrreku Muj Gashi si mbar familja Gashi.