Dy vetura janë përplasur mes veti në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në Gllarevë të Klinës.
Sipas dëshmitarëve, në këtë aksident ka edhe persona të lënduar. Në vendin e aksidentit është parë Policia e Kosovës e cila po merret me shikimin e vendit të ngjarjes.
Ky është aksidenti i katërt që ka ndodhur sot në Kosovë. /Ballkani.info/









