Ky është momenti i frikshëm i një aksident rrugor në Poloni, ku një veturë që ecte me shpejtësi të madhe hipi mbi një rrethrrotullim dhe u ngrit në ajër njësoj sikur të ishte gati për të nisur një fluturim.

Vetura ‘Suzuki Swift’ këputi një pemë në ajër dhe për pak goditi dhe një statujë të Papës përpara se të përplasej me disa ndërtesa në varrezën e Rabien në Lodz të Polonisë.

Pasi ra në tokë mjeti mori flakë dhe u shkatërrua plotësisht.

Fatmirësisht drejtuesi i saj, një 41 vjeçar, arriti të mbijetojë.