Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar se sot rreth orës 07:40, në kilometrin e 26-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale.

Në aksident janë përfshirë një kamion me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesja e veturës ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime trupore.

”Sot, rreth orës 07:40, në autostradën “Ibrahim Rugova” në kilometrin e 26-të ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues-kamion, me targa vendore dhe nje veturë me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit drejtuesja e veturës ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pesuar lendime.Vdekjen e vikitmës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjajres”, tha ai.

Në vendin e ngjajres përveç njësive policore të cilat janë duke u marrë me rastin, kanë dalë edhe njësia e zjarrëfikësve dhe njësitë relevante.

Policia e Kosovës, apelon për respektim të rregullave të trafikut dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në trafik.