Përplasja në ajër midis një aeroplani me pasagjerë dhe një helikopteri ushtarak në Washington DC të mërkurën mbrëma kthen në kujtesë një fatkeqësi të ngjashme që ndodhi 43 vjet më parë.

Siç raporton CNN, më 13 janar 1982, një aeroplan i Air Florida që nisej nga Aeroporti Kombëtar i Washingtonit për në Fort Lauderdale, goditi urën e 14th Street përpara se të përplasej në lumin Potomac të mbuluar me akull pak pas ngritjes, përcjell Insajderi.

Në bord kishte 70 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit. Që të gjithë vdiqën, së bashku me katër persona që po ngisnin veturën në urë.

Një hetim nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit në atë kohë përcaktoi se aksidenti ishte shkaktuar nga dështime të shumta – përfshirë dështimin e ekuipazhit për të hequr akullin dhe borën e tepërt në krahët dhe motorin e avionit gjatë operimit në tokë.

Hetimi bëri përgjegjës kapitenin e fluturimit, duke ngritur aeroplanin edhe pasi ishte vënë në dijeni për kushtet e pafavorshme për fluturim.