Vdekje

Aksident tragjik në Itali, vdes 37-vjeçari shqiptar

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, ku për pasojë ka humbur jetën një 37-vjeçar shqiptar.

Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur pak çaste para orës 21:00 të ditës së shtunë, 2 korrik, në viale Aguggiari, Itali.

Mësohet se shqiptari ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë kur një makinë i preu rrugën dhe e përplasi për vdekje. Shtetasi shqiptar ishte me banim në Varese por të dhënat personale nuk janë bërë të ditura pasi familjarët nuk ishin njoftuar zyrtarisht për vdekjen.