QKUK

Aksident pranë QKUK-së, disa persona mbesin të ngujuar në vetura

Një aksident ka ndodhur në orët e vona të ditës së martë afër Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë.

Siç merr vesh Telegrafi, ndonëse nuk dihet shkaku përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.

Megjithatë, mësohet se personat e gjendur në veturë, pas përplasjes së saj, janë ngujuar brenda, për çka është dashur edhe ndihma e policisë që ata të dalin nga vetura.