Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, policia jep detajet

Policia e Kosovës njofton se në mesditë ka ndodhur një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Sipas tyre, aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve në lëvizje dhe se një person ka kërkuar ndihmë mjekësore

“Rreth orës 11:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore ka kërkuar një person. Me rast po merret njësiti i trafikut”, thuhet në njoftim.