Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen tre persona

Sot rreth orës 06:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Trudë, ka ndodhur një aksident mes të dy automjeteve.

Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për Rajonin e Prishtinës, e cila tha se si pasojë e këtij aksidenti, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona.

“Sot rreth orës 06:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Trudë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.