Aksident në Rrugën e Kombit, vdes një 35-vjeçar

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Rrugën e Kombit.

Aksidenti ka ndodhur tek mbikalimi Ndërfushas, Mirditë, pasi që automjeti ka dalë nga rruga dhe ka gjetur vdekjen shoferi, Gersi Nikolli, 35 vjeç.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shqipërisë:
Mirditë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të fshatit Ndërfushaz, Mirditë, drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen” shtetasi G.N.,35 vjeç, ka humb kontrollin duke dalë nga rruga ,ku si pasojë ka humbur jetën.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.