lajme

Aksident në Prishtinë, vetura godet karrocën e personit me nevoja të veçanta

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë në mes të një veture dhe një personi me aftësi të veçanta që gjendej në karrocë.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Kelmendi.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Mon Balaj” në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë rreth orës 16:45 mes një veture dhe një personi në karrocë, me aftësi të veçanta, personi që ka qenë në karrocë ka pësuar lëndime dhe është transportuar në qendrën emergjente, policia është duke e intervistuar personin që ka qenë duke e drejtuar veturën”, ka thënë Krasniqi.

loading…