Aksident

Aksident në afërsi të Kazermës ‘Adem Jashari’ (FOTO)

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur disa minuta më parë tek rrethrrotullimi në afërsi të Kazermës ‘Adem Jashari’, rrugës për në Fushë Kosovë.

Në fotografitë e dërguara nga një lexues i Ballkani.info, shihen makinat e aksidentuara.

Nuk dihet ende për të lënduar, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës. /Ballkani.info