Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti në mes të dy veturave në Ferizaj.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për regjionin e Ferizajt, Mehmetali Hajdini.

Ai ka thënë se personi i lënduar, pas tretmanit mjekësorë në Spitalin e Ferizajt është liruar.

“Ka qenë një aksident, dy vetura të involvuara me dëme material. Njëri prej vozitësve është lënduar, por pas tretmanit mjekësorë në Ferizaj është liruar për në shtëpi”, ka thënë ai.