Aksident në mes një veture dhe motoçiklete, lëndohet një person

Sot rreth orës 07:30 në rrugën “George Bush” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete.

Policia e Kosovës bëri të ditur se si pasojë lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.