Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në magjistralen Gjakovë-Prizren.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 2 automjete.

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes të dy veturat kanë përfunduar jasht rrugës.

Tanimë, veturat janë duke u tërhequr nga vendi ku ka ndodhur aksidenti.

Si pasojë e aksidenti janë krijuar kolona të gjata në këtë aks rrugor.