Aksident në magjistralen Gjilan-Ferizaj, humb jetën një grua- lëndohet një fëmijë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Gjilan-Ferizaj, konkretisht në dalje të fshatit Partesh. Nga ky aksident jetën e ka humbur një grua dhe është lënduar rëndë një fëmijë.

Fëmiju është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Për këtë aksident ka dhënë detaje Ismet Hashani nga policia rajonale e Gjilanit.

“Ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në rrugën Gjilan-Ferizqaj në dalje të fshatit Partesh.. një grua ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, një fëmijë është lënduar është dërguar për trajtim mjekësor. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin”, shtoi Hashani.