Aksident në Lushnjë, makina përplas për vdekje një person

Një person ka humbur jetën në një aksident në Lushnjë. Sipas raportimeve të para, ngjarja ka ndodhur në një rrugë rurale në vendin e quajtur “Tre Urat” në Çerë Sektor. Një automjet ka përplasur për vdekje një person që lëvizte me biçikletë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima është identifikuar si Fatmir Muça. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

loading…