Aksident rrugor

Aksident në lagjen “Kodra e Trimave”

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më herët në Prishtinë, saktësisht në lagjen “Kodra e Trimave”.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, njëra e tipit “VW” dhe tjetra e atij “Fiat”.

Nuk dihet për lëndime në njerëz, veçse aksidenti ka shkaktuar dëme të konsiderushme materiale.

Njësitet përkatëse të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.