Aksident në Itali, vdes 39-vjeçari shqiptar

Një 39 vjeçar ka vdekur si pasojë e në aksidenti.

Rasti tragjik ka ndodhur në Itali, gjatë ditës së marte.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një shqiptar.

39-vjeçari raportohet se kishte qenë duke vozitur një veturë të tipit “Lancia Ypsilon”, që u përplas me një makinë tip, “Peugeot 308”.

Shoferja e këtij mjeti ishte një 49 vjeçare, e cila ka mbetur e lënduar si pasojë e aksidentit.

Shqiptari nuk arriti të mbijetonte dhe vdiq në vendin e ngjarjes, shkruajnë mediat italiane.

Se si erdhi deri tek aksidenti ende po hetohet nga autoritetet italiane.

Sipas mediave atje, thuhet se Airbag-u në makinën ku udhëtonte 39-vjeçari nuk ka ndihmuar në zbutjen e goditjes, e cila ka qenë shumë e fortë dhe ka shkatërruar pjesët e përparme të dy mjeteve.

Raportohet se shqiptari përpara se të përplasej me “Peugeot”, ka frenuar për 30 metra, por kjo nuk ka mundur që ta ndalte tragjedinë.

Hetimet e para tregojnë se ishte shpejtësia e madhe ajo që shkaktoi përplasjen me veturën tjetër.