Në drejtimin Gjakovë-Prizren, tek Kodra e Gradishit, si pasojë e mosmbajtjes së distancës së automjeteve ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë pesë automjete. Lëndime të lehta trupore kanë pësuar tre persona.
Albin Sahatqija, Komandant i Trafikut Rajonal, tha për Express se “mosmbajtja e distancës së automjetit të fundit (shofere), godet veturën e katërt dhe pastaj goditën edhe tri vetura tjera të cilat kanë qenë të ndaluara”.
Ai shtoi se lëndime të lehta trupore kanë pësuar tre persona.







