Aksident në Fushë-Krujë, makina bie në humnerë

Një makinë mësohet të ketë rënë në humnerë ditën e sotme në Qafështamë.

Sipas policisë makina ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka rënë në humnerë. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Megjithatë ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë aksident.